75 Mall Live Search
21:57 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / B XH

Vdes 26 vjeçari që u aksidentua në Leposaviq

Personi që ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit mes dy veturave në Leposaviq ka vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Erduan Baliqi.

Ai bëri të ditur se viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.

“Personi që ka qenë në gjendje kritike ka vdekur”, tha Baliqi.

Kujtojmë qe në këtë aksident kanë mbetur edhe lënduar edhe katër persona.