75 Mall Live Search
07:37 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / MSH1

Një i lënduar nga zjarri te “Viva Fresh Family”, në Prishtinë

Një person është lënduar, si pasojë e zjarrit që kaploi mbrëmë një nga pikat e dyqanit Viva Fresh Family”, në kryeqytet.

IndeksOnline raportoi se në vendin e ngjarjes dolën njësitet e policisë, të zjarrfikësve dhe ato të ndihmës mjekësore.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, që pohoi se viktima ka marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 21:30, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Nga informatat fillestare raportohet për një person të lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen” deklaroi Pllana, për IndeksOnline.