75 Mall Live Search
08:01 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / MSH1

Fustani e “tradhton” aktoren e njohur, kjo gjë nuk pritej në emision

Aktorja e njohur e Hollivudit, Mila Kunis, ka pasur një problem të sikletshëm.

Gjatë intervistës së saj në emisionin “The Tonight Show”, me moderatorin Jimmy Fallon, fustani i saj e ka “tradhtuar” duke mos e lënë të qëndronte ulur si duhet.

Fustani i Mila-s ishte shumë i ngushtë dhe ajo nuk mund të ndjehej rehat në kolltukun e skenës, shkruan IndeksOnline.

Këtë gjë ajo nuk e kishte parashikuar fare, duke thënë se ose i duhet ta bëjë intervistën në këmbë, ose gjysmë e shtrirë.

Jimmy, si një moderator pa komplekse, menjëherë tentoi ta bënte Mila-n të ndjehej më mirë, duke i thënë se mund ta bënte intervistën gjysmeshtrirë në kolltuk, pa asnjë problem.

Ky moment u shoqërua me shumë të qeshura në audiencë./IndeksOnline/