75 Mall Live Search
08:55 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / MSH1

Vdes një person në Pejë – bie nga tri metra lartësi në Graboc

Një person ka humbur jetën në Graboc të Pejës, pasi është rrëzuar nga rreth tre metra lartësi derisa po punonte në një shtëpi.

Burime të IndeksOnlinet pohojnë se bëhet fjalë për viktimën Gani Hoxha, ish-mësimdhënës.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia, duke bërë të ditur se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

“Viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në një shtëpi, është rrëzuar nga një lartësi prej 3 metrash dhe ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.