“Pa ty asgjë nuk do t’ishte e mundur”/ Albani me dedikim për Miriamin
Alban Skenderaj i ka bërë një dedikim unik bashkëshortes së tij, Miriam Cani.
Pas suksesit të padiskutueshëm të koncertit “Motiv”, që i dha jetë Prishtinës për disa net me radhë, Albani me krenari ka shprehur mirënjohje për partneren e jetës, shkruan IndeksOnline.
“Siç të thashë edhe në skenë: Pa ty asgjë nuk do ishte e mundur”, shkroi ai.
Miriami, përveç se e shoqëroi në skenë për të kënduar disa prej hiteve të përbashkëta, ajo gjithashtu i dha ndihmë të madhe Albanit në çështjet organizative të koncertit./IndeksOnline/

