Peja zgjedh kryesuesin e Asamblesë Komunale
Ka zhvilluar punimet mbledhja inauguruese e Asamblesë Komunale të Pejës.
Asambleistët e rinjë kanë bërë betimin ndërsa për Kryesues të Kuvendit Komunal të Pejës është propzouar nga LDK, kryesuesi i gjertanishëm Rexhep Kurtbogaj.
I njejti me 20 vota pro të LDK-së dhe PDK-së është zgjedhur edhe për një mandat në krye të Asamblesë. 8-të Asambleistë të AAK-së abstenuan ndërsa 7-të të VV-së nuk votuan fare.
Kryetari i komunës Gazmend Muhaxheri nuk ka deklaruar ndonjë koalicion paraprak.

