75 Mall Live Search
11:58 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / SH

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës anulon konkursin e OSHP-së për poziten e Ekspert Shqyrtues

Këshilli Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka anuluar konkursin e Organit Shqyrtues te Prokurimit me numër te protokolit 1405/2025,  për poziten Ekspert Shqyrtues.

Ky vendim është marrë për shkak të shkeljeve ligjore dhe mospërmbushje të kritereve nga kandidatët e përzgjedhur.

Pjesë e punësimit në këtë konkurs ishte znj, Valbona Iballi asistentja ekzekutive e kryetarit te OSHP-së, dhe  djali i deputetiti te  LVV-së Genc Dugolli. Ndërkohë kandidati që ka bërë ankesa në Këshillin Pavarur Mbikëqyrës e të cilëve u është  aprovuar kërkesat si të bazuara, kanë shpjeguar se OSHP-ja duhet t’i anulojë këto punësime shkaku i shkeljeve ligjore.

OSHP-ja po synon t’i punësojë në pozita profesionale persona pa pasur përvojë të punës dhe pa qenë të licencuar për ato pozita.

Anulimi i konkursit të fundit për dy pozita tregon më së miri se dy kandidatet nuk i kishin plotsuar kriteret për te qene ‘’Ekspert’’./Indeksonline/