E martuar me Ramona Agruma-n/ Aktorja e njohur shtatzënë: Po bëhemi prindër sërish…!
Aktorja e njohur Rebel Wilson dhe gruaja e saj, Ramona Agruma janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
Stilistja ndau një postim në rrjetet sociale ku tregoi se është shtatzënë me një vajzë. Në postim ajo përfshiu foto të tyre së bashku ku putheshin e përqafoheshin, më pas një foto të vajzës së parë, Royce Lillian, kur ishte e sapolindur.
Në serinë e fotove shihet edhe testi i shtatzënisë i Agruma-s dhe barku i saj i rrumbullakosur.
“Nga kjo te… bebi nr. 2 është rrugës”, shkruhet krah postimit. “Lajmi më i lumtur në familjen tonë, së shpejti do të jemi katër”!
Në nëntor të vitit 2022, Wilson dha lajmin ne rrjetin social Instagram se vajza e tyre e madhe kishte ardhur në jetë.
“Më se krenare të njoftoj lindjen e fëmijës tim të parë, Royce Lillian, që lindi këtë javë përmes një nëne zëvendësuese. Nuk mundem as ta përshkruaj dashurinë që kam për të, ajo është një mrekulli e bukur”, shkroi aktorja krah fotos së vajzës. Kujtojme se ajo vuan nga problemet me fertilitetin.
Më tej, aktorja shprehu mirënjohjen ndaj kujtdo që ishte pjesë e këtij rrugëtimi dhe falënderoi nënën zëvendësuese “që e mbajti dhe lindi me mirësi e kujdes”.

