75 Mall Live Search
14:39 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / b l

BE-ja duhet të heqë menjëherë masat ndaj Kosovës, thotë Raportuesi për Kosovën në BE

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai bëri të ditur se me Osmanin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të paralajmëruara për 28 dhjetor.

Gjatë takimit, Terras theksoi nevojën që Bashkimi Evropian të rishikojë qasjen ndaj Kosovës, duke kërkuar heqjen e menjëhershme të masave të vendosura më herët nga BE-ja.