75 Mall Live Search
16:50 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / S Z

Aksident i rëndë në hyrje të Aeroportit të Prishtinës, njëra veturë e godet shtyllën

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur  në hyrje të Aeroportit të Prishtinës, ku janë përfshirë dy vetura.

Nga pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se pas përplasjes mes automjeteve, njëra prej tyre ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë, përgjatë rrugës që çon drejt aeroportit.

Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e aksidentit./Indeksonline/