75 Mall Live Search
14:45 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / F.R

Kamioni godet për vdekje një këmbësore në Prizren

Një këmbësore është goditur për vdekje nga një kamion në Prizren.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Prizrenit, Faton Alija, ku bëri të ditur se këmbësorja ka ndërruar jetë si rezultat i lëndimeve të marra.

“Rreth orës 13:00, pranë objektit të KEDS-it në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një kamion dhe një këmbësore. Për pasojë, këmbësorja – një grua – ka ndërruar jetë si rezultat i lëndimeve të marra”, ka thënë Alija.

Alija ka bërë të ditur se shoferi i kamionit është ndaluar nga policia.

“I dyshuari, drejtuesi i kamionit, është ndaluar nga Policia e Kosovës. Njësitë policore ndodhen ende në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rrethanat e aksidentit”, ka thënë tutje Alija./IndeksOnline/