75 Mall Live Search
18:00 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / H F

“Vendim zhgënjyes”, ambasadori francez reagon ndaj vendimit të KQZ për moscertifikimin e kandidatëve të Listës Serbe

Ambasadori i Francës, Olivier Guerot ka reaguar në lidhje me moscertifikimin e kandidatëve për deputet të Listës Serbe.

Në një postim në platformën X, Guerot ka thënë se vendimi i marrë dje nga KQZ “nuk kontribuon në zgjedhje transparente dhe gjithëpërfshirëse”.

“Vendimi i marrë dje nga KQZ-ja në lidhje me kandidatët për zgjedhjet e ardhshme është zhgënjyes dhe i diskutueshëm. Nuk po kontribuon në zgjedhje transparente dhe gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ambasadori.