Alba u flet banorëve për Batmanin: Ai vjen e më takon çdo natë, ju ende nuk e kuptoni
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba sonte në “Darkën e të Nominuarve” është pyetur në lidhje me atë që ajo e quan “Batman”.
“A mendon se Batmani të pret jashtë dhe çka nëse jo?”- ka qenë pyetja për të.
Alba është shprehur se ai e pret jashtë, por edhe vjen çdo natë dhe e takon, raporton klankosova.
“Batman nuk më pret mua thjesht përjashta. Batmani vjen e më takon çdo natë, por ju ende nuk e kuptoni”, u shpreh ajo me shaka.

