Aksioni i FNSH në Vlorë, ndalohen 4 persona; mbanin peng një të ri nga Kosova dhe i kërkonin 70 mijë euro
4 persona të dyshuar për pengmarrje në qytetin e Vlorës, janë shoqëruar nga policia gjatë aksionit të sotëm.
Katër të shoqëruarit nga policia e Vlorës dyshohet se kanë marrë peng një shtetas kosovar, të cilin e mbanin në një banesë në afërsi të Rrugës së Re.
Madje edhe një nga të shoqëruarit është nga Kosova.
Policia e Vlorës bën me dije se 4 të shoqëruarit ishin nga fshatrat e Lumit të Vlorës dhe i kërkonin 70 mijë euro.
Ai është mbajtur peng prej dy javësh dhe sipas policisë, dyshohet se është dhunuar, raporton Pamfleti.
Ndërkohë, motra e pengut, e cila jeton në Suedi, ka njoftuar policinë e Vlorës duke bërë të mundur gjetjen e banesës dhe shoqërimin e katër personave.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe sektorin e krimeve kryen kontrolle të befasishme në Vlorë, në disa segmente rrugore dhe banesa. Policia ka pasur dyshime për fshehjen e personave me rrezikshmëri të lartë në banesa dhe automjete që qarkullojnë me xhama të zinj./Indeksonline/

