75 Mall Live Search
09:49 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / G T

Shoku i Asllanit kërkon largimin nga Interi, Frattesi afër marrëveshjes me klubin e ri?

Davide Frattesi është i pakënaqur me situatën e tij te skuadra e Interit.

Shoku i ngushtë i Kristjan Asllanit është duke planifikuar largimin nga skuadra në afatin e janarit, shkruan Indeksonline

Siç raportohet në mediat në Itali, 26-vjeçari mund të mbetet në Serie-n A dhe të transferohet në Juventus.

Frattesi gjatë këtij sezoni në ligë ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje dhe shumica janë si zëvendësues.

Vlera e tij sipas sajtit “Flashscore” është 34 milionë euro./Indeksonline/