75 Mall Live Search
10:08 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / G T

Roger Federer rikthehet sërish në fushë, do marrë pjesë në “Australian Open”

Kampioni i shumfishtë në sportin e tenisit, tashmë i pensionuar, Roger Federer do të rikthehet në fushë gjatë vitit 2026.

Federer do të luajë një ndeshje miqësore në “Australian Open”, pasi nuk kishte mundësi t’u thoshte lamtumirë tifozëve në Australi, shkruan Indeksonline

Por, tashmë tifozët e tij australianë do të kenë një shans për ta parë atë në fushë. Pasi do të zhvillohet një ndeshje miqësore një ditë para se të fillojë Grand Slami.

Përveç tenistit nga Zvicra, në këtë miqësore do të luajnë edhe kampionët tjerë, si: Andre Agassi, Patrick Rafter dhe Lleyton Hewitt./Indeksonline./