50 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme gjatë 24-orëve të fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 18 aksidente me të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.
Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2100 gjoba trafiku.
Gjatë 24-orëve të fundit policia ka arrestuar 18 persona, prej të cilëve 12 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje dënimi./Indeksonline/

