75 Mall Live Search
12:20 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / S Z

Kompanitë e Rita Orës, një sukses i vërtetë! Pasuria e këngëtares shqiptare kap këto shifra

Rita Ora ka pasur një vit të shkëlqyer financiar, pasi llogaritë e reja të kompanive të saj Ora Live dhe Ora Multi Services tregojnë se ajo ka fituar rreth 5.5 milionë euro brenda një viti, më shumë se dyfishi i asaj që fitoi vitin e kaluar.

Kjo i korrespondon rreth 13 mijë euro fonde në ditë, duke e çuar pasurinë e saj të përgjithshme në afërsisht 35.5 milionë euro.

Fitimet e saj vijnë nga kombinimi i muzikës, turneve, projekteve televizive dhe një portofoli të gjerë reklamash, shkruan “DailyMail”.