75 Mall Live Search
14:18 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / P M

Mësohet identiteti i dy femrave që humbën jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”, s’janë shtetase të Kosovës

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën “Ibrahim Rugova”. Dy femra shtetase të Shqipërisë kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes me një kamion.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40 në kilometrin e 26-të të kësaj rruge të rëndësishme që lidh Prizrenin me Suharekën, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Burime të Indeksonlinet kanë thënë se si pasojë e plagëve kanë vdekur, Elizabeta Katija dhe Eorda Sinollari, të cilat udhëtonin në po të njëjtën veturë, kanë ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra në aksident.

Njëra ka vedkur në vend të ngjarjes, ndërsa tjetra në spital. Me vendim të prokurorit truapt e pajetë janë dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Ndryshe, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar se vetura me targa të huaja u përplas me një kamion me targa vendore, duke shkaktuar fatalitetin e dy grave, ndërsa hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë duke u zhvilluar nga ekipet kompetente./Indeksonline/