Krasniqi e LDK-së: Qëndrimi i Kurtit ndaj SHBA-së, sikur të fliste për një OJQ të lagjes!
Kandidatja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit Albin Kurti se qëndrimi i Ambasadës së SHBA-së ndaj VV-së “është çështje e ambasadës”.
Ajo tha se një qëndrim i tillë e trajton SHBA-në “sikur një OJQ e lagjes”, duke rikujtuar rolin amerikan në pavarësinë e Kosovës. Krasniqi e akuzoi kryeministrin për “nënvlerësim të aleatit strategjik” dhe për arrogancë të pushtetit, ndërsa shtroi pyetjen: “Kujt po i shërben ky kryeministër?”
Reagimi i plotë:
Kur Albin Kurti thotë se qëndrimi i Ambasadës së SHBA-së ndaj VV-së “është çështje e ambasadës”, duket sikur po flet për ndonjë OJQ të lagjes, jo për aleatin që e ka sponsorizuar pavarësinë Kosovës. Kryeministër “largpamës” që sulmon e nënvlerëson SHBA-në. Ja pra, kështu duket kur arroganca vishet me petkun e pushtetit, ndërsa qytetarët paguajnë faturën e aventurave të tij politike. Kujt po i shërben ky Kryeministër?

