JUMBO hapet në Gjakovë, Zbritje dhe argëtim ju presin
Sot qytetit të Gjakovës ju shtua edhe një destinacion tjetër blerjesh, një prej dyqaneve më të dashura për familjet, Jumbo. Dyqani është hapur në Gjakova Park, rruga “Nënë Tereza”, ku klientët do të gjejnë një përvojë të re blerjesh që u vjen akoma edhe më pranë.
Hapja është pritur me shumë interes nga qytetarët, të cilat kanë ardhur për të parë nga afër gamën e gjerë të produkteve që ofron JUMBO.
“E kemi konceptuar këtë dyqan që klientët të ndihen si në shtëpi, me një organizim praktik, staf të përkushtuar dhe produkte për çdo nevojë të përditshme. Me rastin e hapjes, në datat 12-14 Dhjetor, JUMBO ofron zbritje dhe argëtim për të gjithë.
Hapja e dyqanit Jumbo në Gjakovë është një tjetër hap në rrugëtimin e Jumbo për të qenë gjithnjë pranë klientëve të saj, me produkte cilësore, çmime të përballueshme dhe një përvojë unike blerjeje për çdo sezon.” – shprehet Adelina Sylejmani, përfaqësuese e Jumbo.
JUMBO është një kompani ndërkombëtare e specializuar në shitjen e dekorimeve për shtëpi, lodrave, artikujve për bebe, produkteve sezonale, organizimit, kozmetikës, etj.

Të gjitha produktet Jumbo janë të certifikuara sipas rregullave të Bashkimit Europian dhe janë të sigurta për përdorim nga e gjithë familja.
JUMBO është pjesë e Grupit BALFIN, një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.




