75 Mall Live Search
16:22 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / F.R

Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklaruara

Në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, është ndaluar një autobus për kontrolle rutinë. Pas deklarimit të vozitësit se nuk posedonte mallra për deklarim, zyrtarët doganorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë dërguar automjetin për kontroll në vijën e dytë.

Atje, sipas njoftimit të Doganës, kanë konstatuar praninë e mallrave të padeklaruara si aksesorë dhe pajisje sportive, produkte kozmetike të markave të njohura dhe produkte për fëmijë.

“Vlera totale e mallrave të ndaluara arrin rreth 5,100 euro”, potencoi Dogana.

Sipas njoftimit, vozitësi i autobusit nuk ka poseduar faturë apo dokumentacion përkatës për mallrat në fjalë, prandaj ndaj tij është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme.