75 Mall Live Search
16:28 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / F.R

Dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqedoni të Veriut

Dy shtetas të Kosovës me inicialet XH.P.(41) dhe D.M.(64), kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Gostivarit për ndihmë mjekësore pas rrëzimit të një avioni të vogël në Maqedoni të Veriut.

Sipas një njoftimi të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, avioni ka rënë në Liqenin e Mavrovës.

“Sot (12.12.2025) në ora 12:35 në SPB Tetovë – DPB Gostivar është raportuar se një avion i vogël sportiv ka rënë në Liqenin e Mavrovës, në afërsi të digës “Kanali i Beliçit”.

“Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P.(41) dhe D.M.(64), i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore”.

“Punonjës policie nga Departamenti i Policisë Mavrovë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe gjatë bisedës me ta, D.M. ka deklaruar se për shkak të një problemi me motorin ka aterruar në liqen”, thonë nga SPB Tetovë.