Publikohet renditja e re, këta janë futbollistët më të vlefshëm në botë sipas ”Transfermarkt”
Transfermarkt ka bërë publike përditësimin më të fundit të vlerave të futbollistëve, duke sjellë ndryshime interesante në krye të renditjes botërore.
I pari renditet talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, i cili në moshën vetëm 18-vjeçare vlerësohet plot 200 milionë euro, shkruan IndeksOnline.
Në të njëjtin nivel vlerësimi janë edhe dy sulmuesit më të frikshëm të momentit, Erling Haaland i Manchester City dhe Kylian Mbappe i Real Madridit, të dy me nga 200 milionë euro.
Pas tyre renditet Jude Bellingham, mesfushori ofensiv i Real Madridit, me një vlerë prej 160 milionë euro, ndërsa shoku i tij i skuadrës Vinícius Júnior ndodhet në vendin e pestë me 150 milionë euro.
Në top 10 futbollistët më të vlefshëm në botë sipas transfermarkt janë edhe Pedri e Jamal Musiala, me vlerë 140 milionë euro, pastaj Michael Olise, Bukayo Saka dhe Cole Palmer./IndeksOnline/


