75 Mall Live Search
16:40 / E Shtunë, 13 Dhjetor 2025 / MSH1

U aksidentua rëndë, reagon Denisa Bajramaj

Denis Bajramaj, gruaja e personazhit të njohur në rrjete sociale, Kozak, dje u aksidentua rëndë me veturë.

Situatën e vështirësoi edhe më shumë fakti se ajo është në muajt e fundit të shtatzënisë, shkruan IndeksOnline.

Nëpërmjet një postimi, duke konfirmuar se është mirë, Denisa ka thënë se ajo e djeshmja ishte një provë shumë e fortë përballë të cilës e vuri Zoti.

“Një aksident që më ndali frymën dhe më mbushi me frikë. Në atë moment mendja dhe zemra ime ishin vetëm te bebi im. Falë Zotit, ai është mirë” u shpreh Denisa.

Ajo pohoi se ndjen dhimbje në trup por është e qetë për aq kohë sa foshnjën në bark e ka shëndosh.

Me ndjekësit e saj në instagram, Denisa ka ndarë një mesazh të gjatë./IndeksOnline/