75 Mall Live Search
16:43 / E Shtunë, 13 Dhjetor 2025 / G T

Paraqitje fantastike nga Jashari, mesfushori kosovar shënon gol në Ukrainë

Skuadra e LNZ Cherkasy ka shënuar fitore 2:0 ndaj Zorya Luhansk, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në elitën e futbollit ukrainas.

Gol në këtë takim shënoi edhe mesfushori kosovar, Muharrem Jashari, shkruan Indeksonline

Jashari shënoi në minutën e 18’të, një gol shumë të bukur me të majtën e tij.

Ky ishte goli i tij i tretë këtë sezon. Ai poashtu ka bërë edhe tri asiste./Indeksonline/