Abdixhiku sot takohet me bashkatdhetarët në Zvicër
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot nga ora 13:30 do të takohet me bashkatdhetarët në Zvicër.
Kështu thuhet në postimin e LDK-së në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
E dashur Mërgatë në Zvicër,Kandidati jonë për Kryeministër Lumir Abdixhiku ju pret sot nga ora 13:30 në takimin e organizuar me ju.

Ejani, të flasim për programin qeverisës, vizionin zhvillimor dhe për një Kosovë siç e duam të gjithë!
Shihemi!./Indeksonline/

