Bujqit e Lupçit të Poshtëm protestojnë në rrugën Prishtinë-Podujevë shkak mungesa e rrethrrotullimit
Disa bujq të fshatit Lupç i Poshtëm kanë protestuar ditën e sotme në rrugën Prishtinë- Podujevë për shkak të mungesës së rrethrrotullimit.
Për Indeksonline, ata thanë se kjo mungesë e rrethrrotullimit po i dëmton shumë, pasi që nuk po mund t’i punojnë tokat e tyre.
Më tutje ata thonë u janë drejtuar disa herë institucioneve kompetente për këtë çështje, mirëpo ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje. /Indeksonline/

