75 Mall Live Search
17:09 / E Diele, 14 Dhjetor 2025 / H F

Sulmi terrorist në Sydney, reagon Merz: Më la të tronditur, duhet ta luftojmë antisemitizmin

Një incident dhune me armë ka ndodhur në plazhin Bondi, ku u vranë të paktën 12 persona dhe 29 të tjerë u plagosën, teksa kremtohej festa fetare nga komuniteti hebre

Gjermania ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Australi, ndërsa kancelari Merz ka reaguar me një postim në rrjetin e tij X.
Ai e ka quajtur sulmin, një sulm ndaj vlerave të përbashkëta dhe bënë thirrje për ta luftuar antisemitizmin.

“Sulmi antisemit në plazhin Bondi gjatë Hanukkah më lë thellësisht të tronditur. Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ky është një sulm ndaj vlerave tona të përbashkëta. Ne duhet ta luftojmë antisemitizmin — këtu në Gjermani dhe në mbarë botën”, shkruan Merz.