“Jemi në gjendje shoku”, momentet e tmerrit për dëshmitarët e sulmit në Sydney : Po punoja në restorant kur njerëzit…
Dy dëshmitarë italianë kanë treguar momentet e tyre të tmerrit nga sulmi terrorist në Sydney.
“Dramatike është mënyra më e mirë për të përshkruar atë që ndodhi. Kam jetuar në Australi për dy vjet dhe Sydeny ka qenë gjithmonë një vend i sigurt. Ne jetojmë përballë plazhit dhe për komunitetin e madh hebre, ishte një ngjarje festive”, ka deklaruar një dëshmitare.
Të paktën 12 njerëz janë vrarë dhe 29 të tjerë janë plagosur kur persona të armatosur hapën zjarr gjatë një feste hebraike në plazhin Bondi të Sudenyt.
“Unë dhe shoqja ime e dhomës po ecnim pranë plazhit ku ndodhi masakra kur filluam të dëgjonim të shtëna me armë. Nuk mund ta kuptonim çfarë po ndodhte, kishte konfuzion, njerëz që iknin me vrap. Ne u fshehëm në një bar dhe pamë gjithçka që andej”, tha ajo.
Sipas medias italiane, pranë saj është shoku i saj i dhomës, një italian tjetër, Riccardo Gambarin, i cili kishte jetuar në Sydney për dy muaj.
“Në orën 5 të pasdites, po punoja në një restorant italian kur papritmas, njerëzit u ngritën dhe ikën me vrap. Ata nuk e kuptuan pse, kështu që qëndruam brenda restorantit, duke u fshehur. Është e pamundur të imagjinohet se çfarë kishte shkaktuar panikun. Ky është një vend që rrezaton qetësi, nuk mund ta kishim pritur diçka të tillë”, tha ai.
“Jemi të gjithë në shok, nuk kemi ndjerë kurrë ndonjë rrezik më parë”, përfundojnë ata.

