75 Mall Live Search
09:53 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / Z S

Policia shpall në kërkim një person, dyshohet për veprën penale grabitje në tentativë

Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, respektivisht stacioni policor i Podujevës, ka shpallur në kërkim një person.

Dyshohet se ai është i implikuar në veprën penale: “Grabitje në tentativë’’ e cila ka ndodhur në muajin gusht të këtij viti në një pompë derivatesh.

Policia kërkon nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarit sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së tij./Indeksonline/