Mariah Carey do të performojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore
Këngëtarja amerikane Mariah Carey do të performojë në stadiumin San Siro më 6 shkurt në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milan-Cortina d’Ampezzo, njoftuan organizatorët e Lojërave të hënën.
Tema qendrore e Lojërave është harmonia, dhe performanca e saj synon të nxjerrë në pah se si sporti dhe muzika nxisin përfshirjen, respektin dhe shkëmbimin kulturor, transmeton Indeksonline.
Mariah Carey ka fituar gjashtë çmime Grammy në karrierën e saj dhe është një nga muzikantet më të suksesshme në botë, me 220 milionë albume dhe këngë të shitura.
Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në stadiumin San Siro do të prodhohet nga Balich Wonder Studio e Milanos dhe do të përfshijë performanca nga yje italianë dhe ndërkombëtarë.
Lojërat Olimpike Dimërore Milan-Cortina d’Ampezzo do të mbahen nga 6 deri më 22 shkurt në vende në rajonet e Italisë veriore (Lombardia, Veneto, Trentino-Alto Adige)./Indeksonline/

