Edi do të mësojë sot atë që Dolce ka thënë në “Grande Fratello”
Edi dhe Dolce janë çifti i parë që janë krijuar në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova.
Ata kanë kaluar kohë të mirë së bashku, por gjatë ditës së sotme, Edi është shprehur se po e ndjen që Dolce është distancuar pas kthimit nga “Grande Fratello”, atje ku ajo pati një qëndrim të përkohshëm.
Mirëpo, ka gjëra që Dolce i ka thënë gjatë kohës atje, por Edi nuk i ka dëgjuar dhe të njëjtat do t’i mësojë sot.

