75 Mall Live Search
21:45 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / L A

Gjimshiti shpallet lojtari i vitit 2025 i Kombëtares Shqiptare

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti ka arritur suksesin e radhës.

Mbrojtësi i Atalantas, në ceremoninë e organizuar nga FSHF, “Topi i Artë” ka marrë çmimin si lojtari më i mirë i vitit 2025 i Kombëtares Shqiptare.

Për Gjimshitin është hera e dytë radhazi që fiton këtë trofe.

Po ashtu edhe futbollisti i Al-Ittihad, Mario Mitaj mori çmimin “Zemra Kuq e Zi” në këtë ceremoni./IndeksOnline/