75 Mall Live Search
22:13 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / L A

Balaj me dy çmime, shpallet fitues i “Topit të Artë” të kampionatit shqiptar

Bekim Balaj padyshim është njeriu i momentit në futbollin shqiptar.

Sulmuesi shkodran, ka fituar edhe çmimin e lojtarit më të mirë të vitit 2025 në Shqipëri, apo “Topin e Artë”.

Përpos kësaj, Balaj fitoi edhe “Këpucën e Artë” si dhe është futur në formacionin e vitit në “Abissnet Superiore”.

Balaj, shënoi 19 gola në sezonin e kaluar në kampionat shqiptar ku ndihmoi skuadrën të arrijë finalen e “Final Four”, por që u mposhtën thellë nga Egnatia me rezultat 4-0./IndeksOnline/