75 Mall Live Search
22:51 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / L A

Roma i kthehet fitoreve, e mposht Comon e Vojvodës në “Olimpico”

Roma ka arritur të fitojë më në fund në Serie A.

Ata mposhtën në “Olimpico”, skuadrën e Comos me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm për “Giallorosët”, e realizoi braziliani Wesley Franca në minutën e 61-të.

Ndërsa ylli i Kosovës, Mërgim Vojvoda nuk u aktivizua fare nga Cesc Fabregasi.

Me këtë fitore Roma, mbetet në pozitën e 4-të me 30 pikë ndërsa Como bie në pozitën e 7-të me 24 pikë./IndeksOnline/