Këta janë pesë banorët e nominuar për këtë javë
Banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova 4” kanë dhënë dy emra për t’i nominuar dhe dy arsye.
Nga nominimet që kanë bërë banorët, përveç Toneyt dhe Kushtrimit si më pak të preferuarit e publikut, shkojnë edhe Alba, Labi dhe Labinot Haxhiu.
Shumë nga banorët e nominuan Labinot Haxhiun për shkak se thanë që duan ta shohin më të inkuadruar.
Ndërkaq, për Albën thanë që nuk është reale në lojën që bën./Indeksonline/

