Plagoset me armë zjarri personazhi i njohur i Tik-Tok-ut
Personazhi i njohur i rrjetit social Tik-Tok, Fabion Kuçi, i njohur si “Gucci”, është plagosur mbrëmjen e djeshme në Durrës.
A2 CNN-i mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 9, e njohur si Lagjja e Re. Sipas policisë së Durrësit, i riu është plagosur me armë zjarri në parakrah dhe ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Burime zyrtare bëjnë me dije se autori i dyshuar është identifikuar dhe policia po punon për kapjen e tij, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende nën hetim.
Fabion Kuçi është një figurë mjaft aktive në Tik-Tok, i njohur edhe për përplasjet virtuale me disa personazhe të tjerë të rrjeteve sociale.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Indeksonline

