Tre muaj para vdekjes së tij, Rob Reiner zbuloi se për çfarë pune dëshiron të mbahet mend
Vetëm tre muaj para vdekjes së tij tragjike, regjisori dhe aktori legjendar Rob Reiner zbuloi se cilin film e konsideron vepër të jetës së tij.
Reiner dhe gruaja e tij Michele Singer-Reiner u gjetën të vdekur të dielën në shtëpinë e tyre në Los Angeles dhe policia dyshon se djali i tyre është fajtor për vrasje të dyfishtë, shkruan Unilad-i, transmeton Indeksonline.
Në një intervistë të kohëve të fundit me emisionin “Pa censur” të Piers Morgan, regjisori i famshëm i filmave si “Kur Harry Met Sally” dhe “Ujku i Wall Street” iu përgjigj pyetjes se për cilën vepër do të donte të mbahej mend.
Morgan e pyeti: “Nuk pres që të ndodhë së shpejti, Rob, dukesh si një burrë i fortë dhe i shëndetshëm. Por nëse vjen një kohë kur duhet të kujtojmë punën e Rob Reiner, për çfarë, nga gjithçka që ke bërë ndonjëherë, do të doje më shumë të të kujtonin”?
Fituesi i nëntë herë i çmimit “Golden Globe” fillimisht bëri shaka: “Njerëzit kanë të preferuarit e tyre, është klishe, por ne i duam të gjithë fëmijët tanë, madje edhe ata të këqijtë.” Por më pas ai sqaroi: “Unë gjithmonë them, ‘Qëndro pranë meje’, kjo është ajo që kishte më shumë kuptim për mua. Kjo është ajo që kishte më shumë kuptim për mua”./Indeksonline/

