Një nxënës i një shkolle në Fushë-Kosovë dyshohet se u sulmua seksualisht
Një i mitur, nxënës i një shkolle në Fushë – Kosovë, dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person tjetër.
Akti dyshohet se ka ndodhur në Ferizaj.
Rasti dyshohet te ketë ndodhur, më 9 dhjetor, ndërsa policia është njoftuar nga shkolla të hënën.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për Indeksonline se dyshohet se i mituri është kontaktuar përmes rrjeteve sociale.
Një i mitur, nxënës i një shkolle në Fushë – Kosovë, dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person tjetër.
Akti dyshohet se ka ndodhur në Ferizaj.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 9 dhjetor, ndërsa policia është njoftuar nga shkolla të hënën.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për Indeksonline se dyshohet se i mituri është kontaktuar përmes rrjeteve sociale.
“Dyshimet e ngritura sugjerojnë se i mituri është kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur diku në territorin e Ferizajt. Specialist të policisë për hetimin e rasteve të tilla, në bashkëpunim me institucionet relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, gjithnjë duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, përderisa po punohet intensivisht në identifikimin e të dyshuarit dhe përcaktimin e vendndodhjes së tij”, ka thënë Borovci./Indeksonline/

