Tolaj: Siguria në shkolla ka dështuar plotësisht, nevojiten masa urgjente, jo arsyetime
Kandidati për deputet nga AAK-ja, Arbër Tolaj, ka thënë se rrahjet mes nxënësve dhe rastet e therjeve me thikë tregojnë se siguria në shkolla ka dështuar plotësisht.
Doktori i njohur ka thënë se kjo gjendje nuk ka ardhur rastësisht, duke shtuar se qeveria “Kurti” dhe Ministria e Arsimit, po heshtin dhe nuk po ndërmarrin asnjë masë serioze.
“Nevojiten masa urgjente, jo arsyetime. Siguria e fëmijëve nuk guxon të neglizhohet”, ka shkruar Tolaj që mban numrin 5 në listën e kandidatëve për deputet nga AAK-ja.

