75 Mall Live Search
07:58 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / G T

Pensionohet një prej boksierëve më të mirë në botë, ishte i pamposhtur

Një prej boksierëve më të mirë në botë, Terence Craword është pensionuar nga boksi profesionist.

Vendimi merret vetëm tre muaj pas fitores epike ndaj Canelo Alvarezit, shkruan Indeksonline

Një nga boksierët më të mëdhenj të shekullit të 21-të është pensionuar

38-vjeçari i “var” dorëzat në muri si i pamposhtur në karrierën e tij profesionale.

“Po tërhiqem nga garat, jo sepse kam mbaruar së luftuari, por sepse kam fituar një lloj beteje. Një betejë ku largohesh sipas dëshirave tua”, ka shkruar boksieri në rrjetet sociale.

Craword gjatë karrierës së tij zhvilloi 42 meçe dhe fitoi në të gjitha, 30-të prej tyre me nokaut./Indeksonline/