Faton Peci s’e ndal dorën, njofton për vendimin e dytë si kryetar i Mitrovicës
Kryetari i Mitrovicës ka njoftuar se vendimi i dytë si kryetar i kësaj komune është themelimi i Ekipit Geriatrik / kujdesi për të moshuarit.
Peci ka thënë se për herë të parë në Mitrovicë, themelohet një ekip mjekësor geriatrik mobil, për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç, me sëmundje të ndryshme kronike dhe në shërbim të drejtpërdrejtë nga Qendra e Mjekësisë Familjare.

