75 Mall Live Search
10:26 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / G T

Luis Suarez s’e tradhton Messin, afër marrëveshja e re me Inter Miamin

Luis Suarez pritet të vazhdojë kontratën me Inter Miamin.

Sulmuesit nga Uruguai kontrata me skuadrën nga Amerika i skadon në fund të muajit dhjetor, shkruan Indeksonline

Kështu, futbollisti në janar është “lotjar i lirë”.

Megjithatë, duket se ai e ka në plan ta vazhdojë kontratën me Inter Miamin, duke mbetur në klub deri në fund të vitit 2026.

Suarez pati një sezon pozitiv në të gjitha garat me Inter Miamin. Ai shënoi 17 gola dhe bëri 17 asiste në 50 ndeshje të luajtura.

Kujtojmë se shokët e skuadrës, si: Jordi Alba dhe Sergi Busquets kanë vendosur të pensionohen./Indeksonline/