Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, shqiptari arrestohet në Serbi
Një shtetas shqiptar është arrestuar në Serbi, pasi në janar të vitit 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë.
“Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, u arrestua provizorisht në Serbi, në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, K. M., 24 vjeç”, tha policia, raporton A2CNN-i, transmeton Klankosova.tv.
Klejvis Metalla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
24-vjeçari akuzohet se në muajin janar 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë. “Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave policore, me qëllim ekstradimin e 24-vjeçarit, në Shqipëri”, shtoi policia.

