Dr. Arbër Tolaj: Kërkoj besimin tuaj për ndryshimin e madh, për një qeverisje që punon për qytetarin, jo për propagandë
Kandidati për deputet nga AAK, Arbër Tolaj ka kërkuar besimin e qytetarëve në prag të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
“Një moment vendimtar për Kosovën dhe për drejtimin që duam t’i japim shtetit tonë.Kërkoj besimin dhe votën tuaj për ndryshimin e madh, për një qeverisje që punon për qytetarin, jo për propagandë. Për shëndetësi më të mirë, arsim më cilësor, ekonomi funksionale dhe institucione me përgjegjësi. Jam krah qytetarëve, krah interesit publik dhe krah vlerave që na bashkojnë.”, ka shkruar mes tjerash ai, transmeton IndeksOnline.
Në listën e AAK (129), Tolaj mban numrin 5, si kandidat për deputet.

