75 Mall Live Search
11:56 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / MSH1

Djegia e një veture në Lipjan, policia arreston të dyshuarin e katërt

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar një person për veprën penale “Zjarrvënie”, të ndodhur më 17 shtator në Lipjan, me ç’rast një veturë ishte përfshirë nga zjarri.

Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga hetuesit policor, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit, raporton IndeksOnline.

Sipas raportit policor, bëhet fjalë për H.K, 23 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në rast.

“I arrestuari, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit e fazave të mëtejme të procesit hetimor.

Për këtë rast policia më parë kishte arrestuar edhe tre persona të tjerë” thuhet në njoftimin e policisë.