75 Mall Live Search
12:31 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / H F

Zëdhënësi i AAK-së, në garë për deputet

Kushtrim Xhemaili, zëdhënës i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), synon të sigurojë ulësen e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Xhemaili, premton një angazhim të plotë dhe përkushtim maksimal në funksion të përmirësimit të qeverisjes dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Në listën e AAK-së, Xhemaili mban numrin 33 dhe është një nga emrat që pritet të ketë një rol të rëndësishëm në fushatën zgjedhore të partisë.

Ai ka ftuar qytetarët që të mbështesin AAK-në dhe të besojnë se ndryshimi është i mundur nëpërmjet angazhimit dhe përkushtimit të sinqertë për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës.