Kurti dhe Hargreaves flasin për rifillimin e progresit në dialog me Serbinë
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves u shpreh se bashkë me Kurtin biseduan mbi fushatën zgjedhore, duke shpresuar për një proces zgjedhor të qetë, shkruan IndeksOnline.
Nga ana tjetër, dyshja diskutoi edhe për nevojën e rifillimit të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Sot takova kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Diskutuam fushatën zgjedhore dhe shpresojmë për një proces zgjedhor të qetë që mundëson formimin e shpejtë të institucioneve në vitin e ri.
Kjo është thelbësore për përparimin e nevojshëm urgjentisht në fusha të tilla si buxheti kombëtar. Gjithashtu diskutuam nevojën që qeveria e ardhshme të rifillojë progresin në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe integrimin evropian, si dhe masa aktive për të lehtësuar integrimin e mëtejshëm të komuniteteve jo-shumicë të Kosovës. Shpresoj që të mund ta thellojmë partneritetin Britani-Kosovë me qeverinë e ardhshme” shkroi Hargreaves.

