75 Mall Live Search
13:58 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / H F

Vdes një 57-vjeçar në Prizren, pranë tij u gjet një armë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Serbicë e Ulët të Prizrenit, ku është gjetur i vdekur një burrë 57-vjeçar, i identifikuar me inicialet M.K. Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Në bazë të hetimeve paraprake, ka rezultuar se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, ndërsa pranë trupit të tij është gjetur një pistoletë.

“Sot, më 17 dhjetor 2025, rreth orës 11:35, policia ka marrë një njoftim për një trup të pajetë në fushën e fshatit Serbicë e Ulët, të Prizrenit. Njësitet policore dhe ekipet e emergjencës mjekësore kanë mbërritur në vendngjarje, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Viktima është identifikuar si M.K., një mashkull 57 vjeç, banues në fshatin Serbicë e Ulët. Policia është në terren dhe po mbledh prova, informacione dhe dëshmi relevante”, ka thënë Bytyqi.

Prokurori kompetent është njoftuar dhe hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti./IndeksOnline/